Partnerët tanë të projektit, ISEE-HSP dhe Kolegji Heimerer po organizojnë Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore nën temën “Transformimi i kujdesit shëndetësor përmes inovacionit dhe kërkimit të bazuar në dëshmi: Kufij të rinj në shkencat shëndetësore”. Në këtë event fokusi do të jetë në zgjerimin e njohurive rreth inovacionit në shkencat shëndetësore dhe zhvillimin e teknologjisë në qasjet multidisiplinare dhe moderne.
Kjo konferencë do të bashkojë zyrtarët e shëndetit publik, studiuesit dhe klinicistët për të ndarë informacione, njohuritë dhe përvojat e tyre me qasjet e avancuara multidisiplinare dhe moderne dhe zhvillimin e teknologjisë në vitet e fundit. Studiuesit tanë të projektit ICR do të paraqesin gjithashtu punën e tyre të kryer në Future Care Lab.