Innovative Care
Future Care Lab Prishtinë
Innovative Care Robotics (ICR) është një projekt i përbashkët i kërkimit dhe zhvillimit të universitetit privat Kolegji Heimerer në Prishtinë (Kosovë) dhe Universitetit Martin Luther Halle-Wittenberg (Gjermani) si dhe partnerëve të tjerë të asociuar.
Future Care Lab Prishtina ka për qëllim t’i shërbejë zhvillimit të orientuar drejt praktikës dhe aplikimit të teknologjive të ardhshme, në veçanti skenarëve komplekse të aplikimit që do të zhvillohen në mënyrë bashkëpunuese dhe multidisiplinore për përdorimin e robotikës ndihmëse sociale (SAR) në kujdesin shëndetësor.
Lajmet e fundit
Shkolla Verore, Qershor 2023
Lajme lidhur me projektin
Procesi i Inovacionit duke ndjekur metodat e të menduarit të bazuar në dizajn
Ngjarje të ardhshme
Mirrored labs
Halle/Saale and Pristina
Laboratori robotik Future Care Lab në Prishtinë është një laborator referencë i ndërtuar si pasqyrë e Qendrës Dixhitale të Kujdesit Shëndetësor në Qendrën Mësimore Dorothea Erxleben të Fakultetit të Mjekësisë në Halle/Saale (Gjermani). Ai i shërben zhvillimit të orientuar drejt praktikës dhe aplikimit të teknologjive të ardhshme në kujdes.
Standardet e tij të përbashkëta u mundësojnë studiuesve tanë të lidhen me skenën evropiane. Qëllimi është të zhvillohet laboratori si një qendër e pavarur për përsosmëri në kërkime.
projektet
ngjarjet
partnerët
Bëhuni pjesë e rrjetit tonë!
Mëso më shumë
Kontaktoni
Na lini të dhënat tuaja të kontaktit.
Ne do të jemi të lumtur t’ju telefonojmë në kohën tuaj të preferuar.