Prof. Ass. Dr. Petrit Beqiri ka doktoruar në Universitetin Martin Luther, Gjermani. Z. Beqiri ka njohuri të gjera profesionale në fusha të ndryshme të shëndetësisë dhe menaxhimit. Ai ishte pedagog dhe studiues në dy universitete të shquara në Gjermani: Universitetin Teknik të Mynihut dhe Universitetin Martin Luther, Halle-Wittenberg. Aktualisht është pedagog në Shkollën e Lartë të Shkencave të Aplikuara, Mynih. Pas punës së palodhur në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Evropën Juglindore përmes bashkëpunimit institucional ndërkombëtar, ai themeloi “Rrjetin e Evropës Juglindore për zhvillimin e shëndetësisë dhe infermierisë”. Z. Beqiri ka udhëhequr dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autor i shumë punimeve dhe artikujve shkencorë. Nën mbikëqyrjen e tij janë organizuar shumë simpoziume dhe konferenca shkencore ndërkombëtare. Ai ka një eksperiencë të gjatë në konsulencë shëndetësore, si dhe ligjëron kurse trajnimi dhe seminare në këtë fushë. Z. Beqiri kishte shfrytëzuar veprimtarinë e tij këshilluese dhe aftësitë e tij menaxheriale për themelimin e revistës gjermano-shqiptare dhe ka themeluar shoqata me karakter arsimor.