Procesi i Inovacionit duke ndjekur metodat e të menduarit të bazuar në dizajn

Më 28 shkurt, hulumtuesja dhe koordinatorja e projektit të ICR-së organizoi një seminar mbi “Procesin e Inovacionit duke ndjekur qasjen e të menduarit të bazuar në dizajn” në Kolegjin Heimerer. Trajnerja, znj. Erza Selmani ndau parimet e Design Thinking me pjesëmarrësit dhe i udhëhoqi ata përmes ideimit, zhvillimit të ndjeshmërisë/ empatizimit, prototipit dhe testimit të ideve të tyre – duke ndjekur shembullin e ndërhyrjes në projekt për të cilin ajo është duke punuar në Future Care Lab. Punëtoria tërhoqi një numër të madh të rinjsh të etur për të mësuar metoda novatore të zgjidhjes së problemeve për sfidat e përditshme. Në botën e sotme dinamike, është thelbësore t’i qasemi sfidave me një perspektivë të re dhe të zhvillojmë zgjidhje inovative që nxisin suksesin.